Igor Jug: Gruevski si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka qenë zero

I akuzuari për 27 prillin, Igor Jug sot në Gjykatën Penale jep deklaratën e tij për këtë rast që filloi me sqarimin e porosive që i ka shkruar shokut të tij, ndërsa prokuroria i prezantoi si dëshmi, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Në porosinë e parë i shkruajta: “Ata që më dërguan në Kuvend, ata më gjykuan”. Askush personalisht nuk më ka dërguar në Kuvend. Ato që më dërguan i konsideroj gjithë ata që përmes emisioneve televizive, pres konferencave që për 60 ditë ftonin qytetarët të del në rrugë dhe të mbrojnë mëmëdheun. Ata të njejtit asnjëherë nuk mlodhën forcë që të dalin dhe ta udhëheqin popullin sepse atë e kanë për obligim. Si minjë fshihen nëpër shtëpi. Si përjashtim duhet ta potencoj deputetin Antonio Milloshoski i cili mori guxim dhe doli në protestë”, tha Igor Jug.

Ai mes tjerash theksoi se Gruevski ka qenë kryeministër i shkëlqyer por si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka qenë – zero.