Pas dëshmisë së djeshme të disave prej pandehur për 27 prillin se DSK-ja në mënyrë aktive ka marrë pjesë në organizimin e hyrjes së dhunshme, sot dhe i pandehuri Vlatko Trajkovski konfirmoi se një ditë para skenarit të përgjakshëm ai ka pasur takim me njerëz të caktuar të cilët kanë kërkuar të hyjë në Parlament.
Për këtë ai thotë se i është premtuar mbrojtje nga policia sekrete. Para Trajkovskit dëshmoi edhe i pandehuri Igor Jug, i cili theksoi se ata që kanë pasur paraqitje publike në sytë e të enjtes së përgjakshme dhe kanë brohoritur se shteti është sulmuar, e kanë vendosur në paraburgim dhe është duke u përgjigjur pikërisht për shkak të tyre, pa precizuar askënd. Për të arratisurin Nikola Gruevski, ai theksoi se ka qenë kryeministër i mirë, por është tregua zero si kryetarë i VMRO-DPMNE-së. Paraprakisht nga dëshmia hoqën dorë, Mladen Dodevski, Jane Çento dhe Wiliam Mihajlovski. Pas pushimit, mbrojtjen e tij do ta japë Nikola Mitreski Koljo.