Ndonëse ishte paralajmëruar se deri nesër trupi për pajtim, integrim dhe reforma do të shpalosë zgjidhjen ligjore për pajtim, kjo gjë nuk do të ndodhë.
Përfaqësuesit e grupit të pajtimit për Alsat thanë se presin që korniza ligjore të jetë gati javën e ardhshme, mbi të cilën kornizë pastaj të mund të debatohet. Megjithatë ata nuk ia kanë idenë qoftë as se si do të quhet ligji, me pretendimin se emri i ligjit do të lidhet me qëllimin që ka i njëjti; nuk japin detaje rreth përmbajtjes së ligjit, me arsyetimin se nuk ka akoma asgjë për t’u komunikuar.
Gjithsesi, sipas paralajmërimeve të deritanishme ligji do të paraqesë marrëveshjen politike për amnistinë e të akuzuarve për 27 prillin e përgjakshëm në Kuvend, madje duke mos u përjashtuar mundësia e faljes së të njëjtëve para se të mbarojë procesi gjyqësor. Në listën e personave që do të falen nuk pritet të jenë organizatorët e dhunës.