Angjushev: U shtrenjtuan vetëm llojet më të lira të bukës

Zëvendëskryeministri Angjyshev thotë se Qeveria po e monitoron situatën me rritjen e çmimit të bukës në disa furra të caktuara, ndërsa tani për tani nuk ka nevojë për ndërhyrje në treg.

Marketing

Sipas tij, çmimi i disa produkteve furrtare është rritur për shkak të thatësirës dhe rendimentit të vogël të grurit këtë vit, por thotë se situata për momentin nuk është alarmante.

“Për momentin janë shtrenjtuar vetëm llojet më të lira të bukës, më saktë një pjesë e prodhimeve të furrave. Po e ndjekim situatën me kujdes dhe nëse ka nevojë do të ndërhyjmë me rezervat shtetërore që janë të mjaftueshme.

Për momentin po lëmë që ekonomia reale t’i zgjidhë vetë problemet e saj pa shumë intervenime, por nëse ka nevojë do të ndërhyjmë”,- thotë Angjushev.