Sesion informativ për thirren e dytë publike të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë Maqedoni – Shqipëri

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot mori pjesë në sesionin informativ të IPA Programit për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Deleggacionit të BE-së në Shkup, Nikolla Bertolini.

Marketing

Ministri Fazliu para të pranishmive foli për rolin dhe rëndësinë e Programit ndërkufitarë mes Maqedonissë dhe Shqipërisë, qëllimet prioritare dhe implementimin e projekteve në kuadër të thirrjes së dytë publike. Thirja e dytë publike, thekoi Fazliu, u shpall më 29 nëntorë dhe është rast i volitshëm që komunat dhe subjektet tjera si shfrytëzues potencial të kontribuojnë për përmirësimin e perspektivave zhvillimore të bashkësive tona lokale dhe të rajonit.

Thirrja e dytë publike për projekt-propozime, në disponim na ofron 2 miljon e 890 mijë euro. Bazuar në rezultatet që dolën nga analiza e kërkesave, do të mbështeten aktivitetet në funksion të nxitjes së turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtjea e mjedisit hapinorë, ndryshimet klimatike, migrimi dhe menaxhimi i rrezikut.

Në këtë thirrje janë rritur shumat për çdo projekt ndaras, nga minimum 300.000 euro deri në maksimum 600,000 euro dhe zgjatet periudha e implementimit të projekteve nga minimum 18 muaj deri në maksimum 36 mua,j theksoi ministri Suhejl Fazliu.

Ai nënvizoi se për të rritur qëndrueshmërinë e rezultateve nga zbatimi i projekteve, vendoset kategoria investime për blerjen e pajisjeve, infrastrukturë dhe punë ndërtimore, të cilat duhet të arrijë të paktën deri në 60% të shpenzimeve totale të pranueshme, apo buxhetin e projektit, dhe çdo aplikim duhet të përfshijë të paktën një pushtet lokal si aplikant kryesor ose bashkë-aplikues nga çdo vend përfitues, një komunë nga Republika e Maqedonisë dhe një komunë nga Republika e Shqipërisë.

Para të pranishmive foli edhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini ndërsa të pranishmit më detajisht për Programin dhe thirrjen e dytë publike u njoftuan nga përfaqësuesit e strukturave udhëheqëse të IPA Programit ndërkufitarë nga Delegacioni Evropjan dhe Ministria për vetëqeverisje lokale.