DAP, 50% e qytetarëve u paraqitën për e-tatim

Vetëm 50 për qind e qytetarëve janë paraqitur në sistemin elektronik për pagesë të tatimit personal, ndërsa nga UJP pohojnë se kanë mbetur edhe 20 ditë deri kur duhet të mbërrijnë edhe rreth 400 mijë fletëparaqitje të tjera nga të cilat janë të liruar vetëm pensionistët.

Marketing

“Dita e nesërme, e cila për ne është ditë pune, presim që të arrijë diku rreth 50 për qind. Por, në bazë të përvojave të cilat i kemi nga vitet e kaluara kur qytetarët janë paraqitur për tatimin vjetor personal, ky fluks të jetë më i madh gjatë ditëve të fundit të afatit, ndërsa këtë të drejtë do të duhet ta shfrytëzojnë edhe rreth 400 mijë persona”,- tha drejtori i DAP-it, Sonja Llukarevska.

Drejtoria e të Ardhurave Publike vitin e kaluar do të duhet t’i vejë në funksion reformat e reja tatimore për tatimin progresiv. Për këtë sfidë të re të tatimit progresiv janë shprehur të gatshëm nga DAP, metodë e re kjo e cila në fuqi pritet të jetë që nga data 1 janar i vitit 2019.

Këto të dhëna u bënë publike në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në mes DAP-it dhe Agjencisë për Ndihmë Financiare në Bujqësi, në sferën e evidencës së tërësishme të tatimit dhe për përpunim më të shpejtë të aplikacioneve nga programet IPARD për zhvillim rural.

“Një nga qëllimet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje është që realisht të mund të konstatojmë se TVSh po kthehet në buxhetin e shtetit, dhe më pas të njëjtat mjete përmes projekteve të tilla të mund t’ia dedikojmë komunave, me çka do të ndikojmë që ta përmirësojmë jetën e qytetarëve në pjesët rurale”,- theksoi drejtori i ANFB-së, Nikolçe Babovski.

Shkëmbimi i të dhënave do të fillojë me përpunimin e aplikacioneve të komunave.

Marketing