Meghan Markle akuzohet për vjedhjen e veshjeve të Kate Middleton

Meghan Markle është ende duke kërkuar se si duhet të paraqitet në dalje publike si një dukeshë e denjë dhe për këtë merr shembull nga Kate Middleton.
Stafi i pallatit mbretëror ka treguar se është i habitur nga ngjashmëritë e veshjes së Meghan dhe Kate.
Madje stafi i Kate mendon se ky “imitim” po bëhet i papërshtatshëm.

Marketing

Ndërsa një burim pranë Meghan thotë se frymëzohet nga Kate për stilin mbretëror.

Thuhet se dukesha e Sussexit ka qenë një ikonë mode, por e ka vështirë të përshtatet me veshjet serioze.
Kjo shpjegon edhe arsyen përse Meghan përflitet shpesh për thyerjen e protokollit.