Turistët në Antalya shijojnë në të njëjtën ditë detin dhe borën

Antalya, një nga destinacionet turistike më të njohura në Turqi, por edhe më gjerë, u ofron vizitorëve mundësinë për të shijuar katër stinë brenda një dite, raporton AA.

Marketing

Plazhi i njohur Konyaalti, perla e Antalisë, edhe në muajt e fundit të vitit tërheq turistë të huaj duan të shijojnë rrezet e diellit dhe detin në dhjetor. Në të njëjtën kohë, në malin Tahtali, 2,365 metra i lartë dhe rreth një orë larg, vizitorët kanë mundësi të shijojnë edhe borën.

Turistët që vijnë në Antalya mund të ngasin një biçikletë në bregdet, të ecin ose thjeshtë të shijojnë bukurinë natyrore të këtij rajoni.

Pas shijimit të plazhit me një shëtitje 10-minutëshe me teleferik, vizitorët mbërrijnë në Tahtali, maja e së cilës është e mbuluar me borë.

Kryetari i Antalyas, Menderes Turel tha se asociacimet e Antalyas janë deti, dielli, rëra, natyra dhe trashëgimia historike.

Megjithatë, shton ai, Antalya është një qytet në të cilin është e mundur të shihet ndikimi i katër stineve në një ditë.
“Për 20 ditë hyjmë në vitin e ri dhe dhjetorin do ta lëmë pas. Në një periudhë të tillë ju mund të notoni në njërën anë të detit, ndërsa nga tjetër të bëni ski në malet tona. Kjo nuk mund të përshkruhet, duhet të përjetohet”, konsideron Turel.

Ai shtoi se bukuria, qoftë natyrore apo historike, vështirë për t’u gjetur në cilindo qytet tjetër, dhe kjo e bën Antalyan të veçantë.

Ibrahim Adali jeton në Antalya për nëntë vjet, ndërsa në det lahet si në verë ashtu edhe në dimër.
Ai thotë se temperatura mesatare e detit në dimër është 21 gradë celsius.

“Antalya është parajsë në tokë. Laheni në det në Konyaalti, shkoni në Salikkent dhe malet Tahtali dhe shihni borën. Të njëjtën ditë lahemi në det dhe bëjmë ski”, theksoi Adali.
Ai përpiqet të notojë të paktën një orë në ditë, ndërsa skijimin e ka hobi.

“Ju keni një sërë mundësish në qytet, nuk ka qytet tjetër me një det aq të pastër në qendër”. Nuk ka qytet tjetër ku mund të notosh në det dhe të bësh ski në të njëjtën ditë. Të jetosh në Antalya është pasuri e veçantë”, tha Adali.
Ekipi gazetaresk i AA-së në malin Tahtali hasi tek Umit Ozcelik i cili kishte vendosur që me familjen të shijojë borën dhe të qëndrojë në natyrë.

“Qëndronim me miq përreth bregut, pinim çaj. Dëshironim të shihnim borë. Hymë në vetura dhe erdhëm në malin Tahtali. Në Antalya, është e mundur të shijoni detin dhe borën në të njëjtën ditë”, tha Ozcelik.

Mali përgjatë tërë vitit tërheq turistë vendor dhe të huaj, më së shumti nga Rusia, Britania e Madhe, India dhe vendet arabe.