Maqedoni, 33 doktorë të shkencave dhe 886 magjistra pa punë

Gjithsej 33 doktorë të shkencave janë paraqitur si persona të papunë në Agjencinë për Punësim, tregojnë statistikat e fundit për muajin tetor. Deri më tani ky është numri më i madh i papunësuarve me këtë titull. Përveç kësaj, të papunësuar janë edhe 866 magjistra të shkencave, por edhe 11.000 persona me shkollë të lartë të mbaruar, njofton Portalb.

Marketing

Më së shumti, magjistrat e papunë janë të juridikut, ekonomikut, farmacisë, shkencave politike, por edhe të fushës të së drejtës financiare, filologjikut, marrëdhënieve ndërkombëtare, administratës publike, studimeve evropiane për integrim dhe komunikime, por edhe të fushave tjera.

Në vitin 2008 ka pasur 7 doktorë të shkencave pa punë, në vitin 2018 – 33
Në vitin 2008 ka pasur 191 magjistra të shkencave pa punë, në vitin 2018 – 866
Në vitin 2008 ka pasur 18.248 persona me shkollim të lartë pa punë, në vitin 2018 – 10.952
Më së shumti doktorë të shkencave pa punë ka të fushës së pedagogjisë, punëve sociale, shkencave politike, shkencave ekonomike, filozofisë dhe shkencave filologjike.

Personave me tituj të lartë u ofrohet punë nëpërmjet programeve të ndryshme për punë, por shpesh herë i refuzojnë pasi që vlerësojnë se nuk u është ofruar puna përkatëse për shkollimin e tyre.

      

Marketing