Partia Liberal – Demokrate (PLD) që është pjesë e koalicionit qeveritar me LSDM theksoi se nuk do të votojë Ligjin për amnisti për ngjarjet e 27 prillit. Kjo është theksuar në kuvendin zgjedhor të kësaj partie të mbajtur dje në Shkup, ku për kryetar u rizgjodh Goran Milevski.
Ky i fundit nënvizoi se varianti më i mirë është që të ketë vendime gjyqësore për rastin, dhe më pas të mendohet për amnisti. Sipas, pushtetet nuk duhet të ndërhyjnë ndaj njëri tjetërit, por të ngelen në kuadrin e tyre.
Megjithatë një nga deputetët e kësaj partie, Nikica Korubin tha se në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur në kuadër të koalicionit të LSDM dhe se nuk ka përjashtuar votimin e amnistisë.