27 prilli, mbrojtja prezanton dëshmi shtesë

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit vitin e kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdon sot në Gjykatën Penale për prezantimin shtesë të një pjesë të të akuzuarve.

Marketing

Në seancën e kaluar u lexuan mesazhet e telefonave të deputetëve të OBRM-PDUK-së, si nga viber grupi, ashtu edhe në dëshmi shtesë nga prokuroria.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë.