Xherdan Shaqiri ka komentuar situatën e tij tek Liverpool dhe mos paraqitjen e tij në formacionin startues.
Pas mbrëmjes spektakolare ndaj Manchester United, ku realizoi dy gola dhe i siguroi fitoren skuadrës së tij, Shaqiri është bërë temë kryesore në mediet britanike.
Pas ndeshjes, përveç emocioneve fantastike për paraqitjen e tij, ai ka komentuar edhe qëndrimin në stol.
“Sigurisht se do të gënjeja nëse them se qëndrimi në stol nuk të mërzit. Asnjë lojtar nuk e pëlqen qëndrimin në bankën rezervë” ka thënë ylli kosovar.
“Por, unë gjithmonë qëndroj pozitiv dhe mundohem të ndihmoj skuadrën kur më jepet mundësia dhe këtë mund ta keni parë sot kur u inkuadrova për të ndihmuar skuadrën” ka thënë tutje Shaqiri.
Kosovari qëndron më mirë me minutat për gol sesa Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, megjithatë ajo nuk po mjafton që ai të jetë pjesë e formacionit bazë të Klopp.