Zinedine Zidane e pëlqen idenë e drejtimit të stolit të “Manchester United” në Premier Ligë, madje mezi pret të realizohet një gjë e tillë. Kështu mësohet të jetë shprehur për “TalkSport” në Angli, trajneri francez, tre herë radhazi kampion Europe me Real Madrid. Ish-trajneri i “Real Madrid” është përfolur si emri kryesor për të zënë vendin e Jose Murinhos në “Old Trafford”.
Humbja e “Manchester United” me “Liverpool” të dielën, duket se ka lënë një shije të keqe te drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe sipas parashikimeve të bookmakersave duhet se shanset që Murinho të largohet nga detyra para kohe janë gjithnjë e në rritje. Mediet britanike deklarojnë se kanë nisur dhe bisedimet mes drejtuesve të “Manchester United” dhe teknikut francezë për të gjetur dakordësinë për kontratën që do lidhte “Djajtë e Kuq” me ish-teknikun e “Real Madrid”.
Sipas zërave që vijë nga “Old Trafford”, duke parë dhe rezultatet ndeshja me “Newcastle” mund të jetë dhe ndeshja e fundit e portugezit te pankina e “Manchester United”, kjo dhe në varësi të rezultatit. Sipas parashikimeve, stafi drejtues i Djajve nuk do tolerojë më shumë se 2-3 humbje të tjera, çka do sillte rezultatin më të dobët që prej vitit 2013, kur trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson ka lënë drejtimin e United.
Nga krahu tjetër, Murinho pret të ketë besimin e stafit drejtues edhe pas kësaj jave, por gjithsesi ai e ka të qartë se fati i tij në drejtimin e “United” do të vendoset brenda fundit të vitit 2018.