Sekretariati për Çështje Evropiane, nga janari i vitit që vjen do të mbajë barrën kryesore në kryesimin e proceseve shoqërore, duke i pasur parasysh negociatat që pritet të finalizohen në samitet e qershorit.
Rezolutat të procesit të integrimeve evropiane në vitin 2018, si dhe detyrimet, perspektivat si dhe sfidat që presin vendin në vitin 2019, po diskutohen në konferencën 3 ditore në Strugë “Hapërim 2019”.
“Besoj në profesionalizmin dhe kapacitetet e SÇE-së të kryesojnë këtë proces dhe besoj se në vitin 2019 do ta arsyetojmë besimin që na e jep shteti, Qeveria, bashkësia ndërkombëtare, si dhe në përgjithësi opinioni”,- deklaroi Osmani para të pranishmëve duke paralajmëruar edhe rritje të kapaciteteve të SÇE-së, si institucion kryesor në negociata, si dhe në përgjithësi të strukturës negociuese të cilën e kryeson si negociator kryesor.
Konferenca vjetore e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbahet tradicionalisht çdo fundvit. Në punëtoritë e shumta në këto tre ditë do të bëhet analizë e procesit eurointegrues, do të analizohen sfidat, kapacitetet, me qëllim të përgatitjes së Sekretariatit për Çështje Evropiane në prag të procesit të negociatave.