Ruskoska: Nuk jam e kënaqur nga Ligji për amnisti

Si prokurore e cila ka bërë shumë punë, shumë punë në lëndë, por edhe si qytetare e këtij shteti nuk jam e kënaqur nga Ligji për amnisti, deklaroi Prokurorja publike Vilma Ruskoska pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Marketing

“Rikualifikim nuk do të ketë për ata të akuzuar që nuk janë të përfshirë me amnistinë, sepse nuk vlen amnistia për gjithë veprën penale “kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Ndërsa, si do të arrijnë kërkesat për amnisti, ashtu do të vendoset individualisht për të njëjtat, me atë që me të vërtetë në Ligjin është paraparë se vendimin e sjellë gjykata pas mendimit të marrë nga prokurori publik dhe kjo është më mirë se sa komision të formohet në Kuvend, pas amnistisë që ta përcaktojnë ata se për kënd vlen, ndërsa për kënd nuk vlen. Megjithatë, prokurori më së miri e din lëndën, ndërsa edhe gjykata kur do të kompletohet procedura hetimore”, deklaroi Ruskoska.

Ajo theksoi se, sipas mendimit të saj, Ligji nuk është plotësisht i njëjtë, i sjellë në mënyrë precize, kështu që paralajmëroi se do të ketë konsultime me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë dhe me kolegët e PPRM-së.E pyetur se a do të merren parasysh dëshmitë nga të akuzuarit, Ruskoska tha se të gjitha dëshmitë, ishin propozuar nga prokuroria, ishte propozuar nga mbrojtja, do të merren parasysh gjatë vendimit.

Theksoi se është kyçe gjykata për atë se kush do të marr, ndërsa kush jo amnisti.
“Prokuroria vetë e jep mendimin e saj”, tha Ruskoska.

E pyetur se çka do të ndodhë, nëse vendos që askënd të mos e amnistojë, Ruskoska, tha se nuk mundet që askënd ta amnistojë.
“Nuk mund të them që askënd të mos e amnistojë, nënkupton që unë si prokurore duhet ta respektoj Ligjin. Nëse nuk e respektoj Ligjin edhe unë bëj vepër penale”, tha Ruskoska.

E pyetur se a mundet që një pjesë e të akuzuarve të akuzohen për vepër tjetër, që nuk është amnistuar me Ligjin, prokurorja Ruskoska tha se edhe për atë njëjtë do të vendoset me Prokurorin Publik të RM-së.

Në lidhje me urdhëruesit, sqaroi se ata janë përmendur në Ligjin për amnisti në pjesën e cila thotë se kush nuk do të bie nën Ligjin për amnisti, ndërsa ata janë urdhëruesit dhe organizatorët.