Kumanovë, sopotasit në pritje të vendimit për dëmshpërblim

Banorët e Sopotit, të cilët për 7 vite me radhë vuajtën dënim me burg për vepër të pabërë, tani pas lënies në liri, ende janë në pritje të vendimit për dëmshpërblim, i cili pritet të kalojë edhe procedurat Qeveritare.

Marketing

Të përkujtojmë se edhe përkundër kërkesës së palës mbrojtëse për dëmshpërblim në lartësi prej 12.000 denarë , siç dihet avokati I shtetit ka arritur pajtim për shumën deri në 5.500 denarë në ditë për të tri kategoritë: arrestimi, arresti shtëpiak dhe vuajtja me burg.

Sopotasit thonë se janë në pritje të vendimit të Qeverisë, e tek pastaj do të shohin se si do të rrjedhin punët.

“Për momentin jemi në pritje të mbledhjes së qeverisë e cila do mbahet më 25 dhjetor me shpresën se do të përfundoj rasti ynë. Seanca e parë gjyqësore në lidhje me dëmshpërblimin është caktuar për me 24 dhejtor të këtij viti, deri tash nuk kemi pas seanca gjyqësore, tani e tutje nuk e dijm se si do rrjedhin punët”, u shpreh Shaban Limani.

Shaban Limani, për TVM2 thotë se avokatët e të dyja palëve janë dakorduar rrethë shumës së përcaktuar për dëmshpërblim, dhe me këtë vendim pritet që të përfundojnë seancat gjyqësore rreth këtij rasti.

“Në qoftë se vendos qeveria ashtu sikurse janë marrurr vesh avokatët, i joni dhe ai i qeverisë, 5.500 denarë në ditë, normal seanca gjyqësore më nuk do të kemi do të përfundojnë këtu. Shpresojmë se sipas ligjeve të Republikës së Maqedonisë, dëmshprblimet kapin vlerën prej 3.000 deri 6.000 denarë, ne si të dëmtuar në këtë rast nuk kemi kërkuar maksimumin, por kemi kërkuar aq sa e shofim të arsyeshme pra 5.500 denarë, që të jemi të kënaqur të dyja palët, dëmi dhe pasojat e mbetura nuk na paguhen 5.500 denarë por edhe 50.000 denarë, por sadopak të na e lehtësojnë të ardhmen”, tha mes tjerash Limani.

Ndryshe, në rastin “Sopoti”, me vendosjen e një mine në këtë fshat, humbën jetën dy ushtar polak të NATO-s dhe një shoqërues civil, vepër kjo që iu mvesh 11 banorëve të këtij fshati, për çka ishin të dënuar me 156 vjet burg.