Daçiq: Nëse në dialog përfshihen SHBA-të, atëherë ne duhet të thërrasim Rusinë

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se nëse në dialog përfshihen SHBA-të, atëherë do të thërrasin Rusinë.
“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiq për një portal serb, shkruan ‘B92’.

Marketing

Tutje, kjo media shkruan se autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se që nga janari e deri në fund të pranverës, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinë do të hyjë në një fazë të re në të cilën do të përfshihet edhe Uashingtoni.
Daçiq theksoi se Beogradi do të jetë plotësisht i përkushtuar për dialog, vetëm atëherë kur Kosova të heqë taksën.