Konferencë përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën”

Sot në Kërçovë u mbajtë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën” në të cilën u prezantuan kumtesa për zhvillimet historike, arsimore dhe personalitetet që kanë lënë gjurmë në historiografinë e kësaj treve.

Marketing

Në organizim të Muzeut të Maqedonisë perëndimore dhe komunës së Kërçovës sot u mbajtë konferenca përkujtimore “Kërçovarët për Kërçovën” e cila nxori në pah fakte dhe dëshmi për zhvillimet e periudhave të ndryshme dhe veprimtarët që kontribuuan në avancimin e çështjes shqiptare në këto hapësira. Me kumtesat e tyre në këtë konferencë përkujtimore u prezantuan:

Prof. Dr. Tahir Zajazi – Vendlindja e shikuar nga Tetova,
Prof. Dr. Avzi Mustafa – Kush ishte patrioti Ramazan Dalipi,
Mr. Nexhat Mehmedi – Arsimi dhe shkollat e para shqipe në trevën e Kërçovës,
Mehmet Mehmeti – Xhaxhi Bali, mësuesi im i parë,
Qamil Fejza – Pertef Therepeli, historia e arsimit shqip në Kërçovë,
Bexhet Jagodini – Veprimtaritë atëdhetare të Sefedin Kërçovës,
Kujtim Kasami, Heroina jonë, Sulltaana e Mazllam Qafës,
Dr. Sadik Emroja – Baftiar Rrushaj, emër që obligon brezat
dhe Dr. Ilmi Veliu – Abetaren e parë në Kërçovë e solli Mulla Nashyt Zajazi.

Në fund pjesëmarrësit e konferencës përkujtimore i përshëndeti kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu – Daja, i cili vlersoi se organizimet e këtilla që përkujtojnë veprimtaritë e zhvillimeve historike dhe përpjekjet e vazhdueshme për liri dhe barazi, duhet të shndërrohen në aktivitete tradicionale.