“27 prilli”, 38 persona dorëzojnë kërkesë për amnisti

Ligji për Amnisti i mobilizoi të pandehurit dhe tashmë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit. 38 kërkesa për falje mbërritën në adresën e Gjykatës Penale. Mëshirë, me përjashtim të disa të pandehurve për rrezikim terrorist ndaj rendit kushtetues, kërkuan edhe ata që më parë ishin dënuar, me dënime me kusht për dhunë. Nga Gjykata penale Shkupi 1, nuk njoftojnë zyrtarisht se cilët individë kanë aplikuar për amnisti. Por avokatët e të pandehurve ose kanë paraqitur tashmë, ose janë në proces të hartimit të dokumenteve. Kanë kërkuar mëshirë nga gjykata Aleksandar Vasilevski – Ninxha, deputeti Ljupço Dimovski, ndërsa amnisti do të kërkojnë edhe Goran Gjoshevski – Levi dhe Abdylfeta Alimi. Derisa të pandehurit analizojnë nëse Ligji selektiv i Amnistisë do ti përfshijë ose jo, prokurorja Villma Ruskovska në intervistë për 360 Gradë, tregoi se para-hetimi i porositësve të dhunës është pothuajse gati.

Marketing

Dëshmia e Aleksandar Vasilevski – Nixha dhe pohimi i tij se kati i tetë i selisë së VMRO-DPMNE-së vitin e kaluar më 27 prill ishte qendra komanduese, ishte kontrolluar tërësisht. Urdhri për hetim do të vijojë së shpejti dhe do t’i referohet pikërisht ngjarjeve në Pallatin e Bardhë gjatë asaj nate, kur ndodhi ndërhyrja e përgjakshme në Kuvend.

“Nikolla Gruevski i dërgon një mesazh Trajko Veljanoskit se nga burime të sigurta ka mësuar se atë ditë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Nëse i marrim të gjitha këto çështje në disa raste, dhe dëshmitë më relevante, supozojmë se diçka ka ndodhur”, pohoi Vilma Ruskoska, prokurore.

Ruskoska deklaroi publikisht se ishte e pakënaqur me zgjidhjen ligjore. Të premten, kur Ligji u shpall zyrtarisht në Gazetën Zyrtare, kërkesë për falje dorëzuan deputetët Kërsto Mukoski, Goranço Anegeloski – Qoseto, Ivan Cvetanovski, Mlladen Dodevski, Oliver Radulov si dhe Nikolla Mitrevski – Koljo. Tani për tani, të pandehurit Igor Jug dhe Jane Çento kanë deklaruar publikisht se nuk do të kërkojnë mëshirë. Sipas Ligjit, amnistia nuk është e mundur për organizatorët, ata që kanë kryer dhunë fizike, ata që kanë mbajtur armë dhe zyrtarë që i kanë tejkaluar autorizimet e tyre.