Nis rikonstruktimi i Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev kërkoi nga Kuvendi shkarkimin e dy ministrave, Aksel Ahmedovskit nga posti i ministrit pa portofol i angazhuar për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve si dhe ministrin Adnan Qahil ministër për investime të huaja.
Në vend të Ahmedovskit, Zaevi ka propozuar kandidatin Muzafer Bajram, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan. Rikonstruimi më i gjerë i Qeverisë pritet pas ndryshimeve kushtetuese. Gjatë muajve të fundit në opinion janë lakuar disa nga emrat që janë më afër largimit.