Deputetët e BDI nuk morën pjesë në fjalimin e sotëm të Presidentit Gjorge Ivanov në Parlament. Në sallë munguan edhe ministrat nga partia e Ahmetit.
BDI dhe vitet e mëparshme ka bojkotuar fjalimet e Ivanovit. Partia më e madhe politike shqiptare nuk e njeh Ivanovin si president që nga marrja e detyrës.
Ky duhet të jetë fjalimi i fundit i Ivanovit, sepse zgjedhjet presidenciale do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm dhe mandati i tij i dytë do të përfundojë.