Gazetarët që raportuan për “27 prillin” padisin shtetin

Gazetarët që raportonin rreth hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill do ta padisin shtetin pasi nuk i ka mbrojtur të njëjtit.

Marketing

Në këtë nismë deri më tani janë 15 gazetarë, por ajo është e hapur për të gjithë që kanë informuar atë ditë, duke filluar nga kameramanët, fotoreporterët, por edhe punonjësit në institucionin ligjvënës.

Në një procedurë qytetare ata do të kërkojnë kompensim të dëmit dhe vërtetim të përgjegjësisë së deputetëve, të cilët me ndërmarrjen apo mos- ndërmarrjen e veprimeve, kanë marrë pjesë në dëmin e bërë.

Harxhimet gjyqësore do t’i paguajnë vet ndërsa do të përfaqësohen nga shoqatë avokature.