Komuna e Sarajit miraton buxhetin për vitin 2019

Sot u mbajt mbledhja e 13 e Këshillit të Komunës së Sarajit, kjo seancë ishte e fundit për këtë vit kalendarik. Këshilli i komunës së Sarajit ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2019.

Marketing

‘Pro’ propozim-buxhetit për vitin 2019 votuan dhjetë këshilltarë, ndërsa tetë këshilltar ishin kundër.
Në seancën e 13 janë miratuar edhe disa dokumente nga sfera e urbanizmit, plan programat vjetore ndërsa janë shqyrtuar edhe çështje të tjera në kompetencë të Këshillit.

Buxheti i vitit 2019 do të jetë 428.000,000 denarë buxhet i përgjithshëm dhe është një buxhet përfundimisht që do e stabilizon gjendjen financiare të komunës së Sarajit.
Buxheti i komunës së Sarajit është – 123.000.000 gjithashtu 47 milion denarë mjete të transferuara nga Ministria e Financave për shlyerjen e borxheve.

Shpenzime kapitale 70 milion denarë kurse shpenzime tjera 100 milion denarë për paga mallra dhe shërbim, subvencione dhe transfere.

Bllok dotacione 236 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara për shkollat fillore dhe për çerdhen në Komunën e Sarajit. Donacione 19 milion denarë, për aktivitete vet financuese 2.5 milion denarë.

Në buxhetin e vitit 2019 janë paraparë mjeta për rrugë, ndriçim publik, plane hapsinore dhe kënde lojrash.
Edhe pse buxheti i përgjithshëm i vitit 2019 është më i vogël se i vitit 2018 por shuam e mjeteve për manifestimet kulturore, sport dhe rekreacion kanë rritje.

Edhe ne vitin 2019 Komuna e Sarajit në bashkëpunim me qeverinë do të vazhdojnë me intensitet edhe më të madh për realizimin e projekteve të përbashkët.