Prokurorja e lëndës për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend Villma Ruskoska në një deklaratë për “Makfaks”, thotë se pas amnistisë, në fjalën përmbyllëse për dhunën në parlament vitin e kaluar, nuk do të ketë rikualifikim, specifikim ose çfarëdo ndryshimi në akuzën për ngjarjen e ‘27 prillit’.
Të akuzuarit të cilët nuk janë të përfshirë me amnistinë do të ndiqen penalisht për ‘Terrorizëm’në bazë të nenit 313, të Kodit Penal.
“Akuza mbetet e njëjtë, Ligji i Amnistisë nuk përfshinë nenin 313” Terrorizëm “, ata që nuk janë amnistuar mbeten në bankën e të akuzuarve”, thotë Ruskoska.