Janeva: Jemi të bindur se Mijallkov, Janakiseki dhe Bozhinovski nuk do të arratisen

Jemi të bindur se Mijallkov, Janakieski dhe Bozhinovski nuk do të arratisen dhe për këtë arsye kemi kërkuar paraburgim shtëpiak për ata. Kështu ka deklaruar Prokurorja Speciale Katica Janeva në intervistë për Kanal5.

Marketing

Në lidhje me kritikat e ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, Janeva tha se ai nuk është kompetent dhe se duhet të kujdeset për punën e tij, sepse MPB është organ ndihmës i prokurorisë.

Kjo deklaratë e Janevës, vjen pas ministri Spasovski, tha se nuk beson në PSP-në, me të njëjtën masë sa në fillim kur është formuar ky institucion.