Nga partia në pushtet LSDM akuzojnë se me rritjen e energjisë elektrike për 100%, me heqjen e tarifës për energji elektrike të lirë, VMRO-DPMNE, ka detyruar që shumë shtëpi që të kalojnë në ngrohje jo ekologjike me çka sjell edhe rritjen e ndotjes së ajrit.
“VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski si këshilltar i atëhershëm për energjetikë dhe njeriu i parë i ELEM-it kanë përgjegjësi direkte për ndotjen e ajrit”, akuzojnë nga LSDM.
Nga atje thonë se me marrjen e një varg masash me qëllim të mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe ajër më të pastër por zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit.
“Qyteti i Shkupit ka blerë 40 autobus ekologjik për transport publik. Do të ndryshohen disa autobus të NTP-së me autobusë modern ekologjik me çka do sjell dhe uljen e ndotjes së ajrit çka vjen nga komunikacioni”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.