Edhe një person humb jetën si pasojë e aksidentit në Leskovc

Edhe një person nga Maqedonia ka humbur jetën si pasoj e aksidentit që ndodhi më 21 dhjetor në Leskovc të Serbisë. Bëhet fjalë për 70 vjeçaren G.S e cila nuk ka mundur të ju mbijetoj plagëve të marra nga aksidenti.

Marketing

Ajo është viktima e gjashtë në këtë aksident ku të lënduar kanë mbetur edhe 34 persona.

Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga, më 15 dhjetor në orën 19 është nisur nga Manastiri për në Vjenë, dhe rreth orës 1.40 është rrokullisur në afërsi të Leskovcit.

Tre udhëtar kanë humbur jetën në vendngjarje.