Porosia dhe premtimi i Zaevit për festën e Vitit të Ri (VIDEO)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot iu drejtua qytetarëve për festën e Vitit të Ri, ku tha se viti që po lëmë pas është një ndër vitet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për vendin tonë.

Marketing

“Sot, vendi ynë është në hap për t’u bërë anëtari i 30-të i Aleancës më të fuqishme në botë, NATO. Ne po përgatitemi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, një proces me të cilin po ndërtojmë një shtet sipas standardeve evropiane dhe me këtë bëhemi të barabartë me qytetarët e Bashkimit Evropian. Shtetësia konfirmohet vetëm në bashkësi me të tjerët, por jo në izolim”, tha Zaev.

Ai gjithashtu tha se ne po ndërtojmë Maqedoninë për të qenë një vend i pasur dhe modern, në të cilin të gjithë qytetarët do të kenë jetë dhe mirëqenie të denjë, për veten dhe familjet e tyre. Një vend i investimeve dhe infrastrukturës moderne, një vend solidariteti dhe uniteti, ku ne të gjithë do të respektojmë njëri-tjetrin dhe do të ndihmojmë vetveten. Zaev shtoi se me këtë frymë të mbështesim dhe t’i japim mundësi ëndrrës së gjeneratave tona.