Miqësia mes dy popujve, efektet pozitive në të dy vendet nga Marrëveshja e Prespës do të duken, pasi të bëhet e zakonshme për qytetarët në të dyja anët e kufirit, thotë në një intervistë ekskluzive për MIA-n ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias.
“E ardhmja i përket miqësisë sonë “, është mesazhi që dërgon Koxias në bisedë me korrespondenten tonë nga Athina duke shprehur besimin se” marrëdhëniet më miqësorë mes vendeve në të gjithë Evropën do të jenë mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.”
Në një, atmosferë të ngrohtë pas Krishtlindjeve dhe para Vitit të Ri ish kreu i diplomacisë greke në një intervistë për MIA-n i përgjigjet një sërë pyetjesh, që kanë të bëjnë direkt dhe indirekt me marrëveshjen, por edhe pyetje që nuk kanë të bëjnë me vendimin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Ai zbulon se si rodhën negociatat, që nga shtatori i vitit të kaluar, përmes Davosit dhe Sunios, e deri në Prespë, kur ai dhe homologu i tij maqedonas Nikola Dimitrov nënshkruan marrëveshjen. Ai thotë se me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ata me siguri do të takohen përsëri në një konferencë në mars në Athinë.
Edhe pse nuk është më ministër, megjithatë, ende është optimist se në Parlamentin grek ekziston shumicë parlamentare për ratifikimin e Marrëveshjes nga Prespa.
Thotë se nuk do të vdesë para se edhe një herë ta vizitojë vendin tonë dhe të jetë “një kalimatr i gëzuart në rrugët e Shkupit”. Ndërkohë zbulon se Shkupin e preferon me borë, ndërsa nëse ishte i ri dhe nëse kishte para do të blinte tokë për ndërtim në Prespë.