Kjo është risia që do të ketë “joystick”-u i PlayStation 5

Analisti i industrisë, Michael Patcher, parashikon që Sony PlayStation 5 do të ketë disa karakteristika të pabesueshme.
Është një nga “joystick”-ët më të pëlqyer për vitin 2019, ndërsa një tipar kyç mund të jetë zbuluar në lidhje me këtë.

Marketing

Analisti i industrisë, Michael Patcher, sugjeron që të dy kompanitë, Microsoft dhe Sony, do të prodhojnë një “joystick” të ri në 2019-ën.

Duke folur për Gaming Bolt, ai tha se “mendon se do të ketë një pajisje transmetimi që nuk funksionon në rezolucion 4K”.

“Mendoj se do të ketë një konsol më të shtrenjtë, me çmim prej 400 dollarësh, që mbështet 4K, 240 FPS dhe realitetin virtual”, deklaroi tutje ai.

Megjithatë, ai thotë se PlayStation 5 do të ketë disa veçori që do iu pëlqejnë adhuruesve të kësaj pajisjeje.

“Përveç tjerash, supozoj se PlayStation do të ketë edhe “joystick”-un që do të mbështesë realitetin virtual”, potencoi tutje analisti industrial.