Ndërrimi i moteve, qytetarët festojnë në shtëpi

Një pjese e madhe e qytetarëve natën e ndërrimit të moteve do ta kalojnë në shtëpi pranë familjeve, ndërsa një pjesë thonë se kanë vendosur që Vitin e Ri ta presin nëpër lokalet e ndryshme dhe në sheshin e kryeqytetit.

Marketing

Të anketuar nga Alsat, ata thonë se për shkak të gjendjes ekonomike ka qenë e pamundur të bëhen plane të mëdha për pritjen e Vitit 2019.

Mund ta kaloj në shtëpi, mund në ndonjë diskotekë, nuk e di.
Gjendja ekonomike në shtet kohëve të fundit është katastrofale dhe ajo në vend që të zhvillohet sa vjen e shkon më poshtë. Ata të cilët e kanë mundësinë për të udhëtuar jashtë vendit për festa janë të paktë, ata të cilët janë në funksione shtetërore apo kanë biznese të tyre dhe ua mundësojnë fëmijëve të vet të udhëtojnë jashtë vendit”.

Në shtëpi do ta kaloj vitin e ri. Kemi një bebe të vogël në shtëpi dhe duhet ta ruajmë atë”.

Nuk do të shkoj askund. Në shtëpi do të qëndroj”.
Për vitin e ri do të shkoj në patinazh dhe do ta festojmë në qendër, do të shkojmë me shokë dhe shoqe gjithandej. Deri në ora tetë me shokë shoqe dhe pastaj me familje”.
Te daja ndoshta”.

Nuk e di ku do shkoj”.
Në atmosferë shtëpie do e kaloj vitin e ri”.

Në natën e ndërrimit të viteve në sheshin e qytetit në Shkup do të performojë grupi i rokut nga Kroacia “Parni Valak”, ndërsa gjatë mbrëmjes do të performojnë edhe këngëtar nga vendi si dhe një nga grupet më të njohura të Kosovës, “Ofkestra”.