Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, një minutë pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Maqedoni në vitin 2019.
Foshnja është mashkull, peshon 3 kilogram dhe 940 gram dhe është i gjatë 52 centimetra.
Pritet që gjatë ditës së sotme prindërit e foshnjës së parë në Shkup të vizitohen nga funksionarët në vend.