Rumania merr sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Një detyrë politike shumë më tepër se zyrtare, ku presidenca është përcaktuar mbi baza rotative ndërmjet shteteve anëtare dhe është planifikuar tashmë deri në vitin 2030.
Për më tepër, pas zgjerimit të fundit të BE, Traktati i Lisbonës krijoi, në vitin 2009, një sistem të presidencave të trojkës: në thelb një program i përbashkët u hartua nga grupet e tri presidencave të njëpasnjëshme për të siguruar vazhdimësinë adekuate politike në Këshill.
Semestri rumun do të hapë ciklin e ri dhe do të pasohet nga Finlanda dhe Krocia, ku edhe për Zagrebin do të jetë hera e parë.
Megjithatë, Bukureshti është duke u përgatitur për të marrë detyrën midis disa polemikave dhe në një moment tepër delikat për Europën, pasi më 29 mars të këtij viti është parashikuar edhe largimi zyrtar i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.