Kryeministri grek, Aleksis Cipras në mesazhin e tij për Vitin e Ri shprehu bindjen se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet nga Parlamenti grek.
Cipras theksoi se në këtë mënyrë do të mbyllet cikli joproduktiv 30-vjeçar i cili, sipas tij, i kushtoi shumë Greqisë.
Me ratifikimin e marrëveshjes, Greqia më në fund mbron trashëgiminë e madhe kulturore dhe karakterin grek të Maqedonisë së lashtë, ndërsa në të njëjtën kohë siguron rolin e saj udhëheqës në rajonin e gjerë të Ballkanit – u shpreh kryeministri grek në fjalimin e tij para qytetarëve.