1 Janari, ditë pune për punëtorët e ndërmarrjes “Higjiena Komunale”

1 Janari punëtorët e ndërmarrjes “Higjiena Komunale” i gjeti në punë. Ata që në orët e hershme të mëngjesit dolën për të pastruar sheshin e festimeve të një nate më parë. U mblodhën dhe transportuan gati 40 metra kub të mbeturinave të ndryshme.

Marketing

‘Çdo vit, më 1 janar, pas përfundimit të festës së Vitit të Ri, ekipet e NP “Higjiena Komunale” – Shkup, mbledhin mbeturinat, pastrojnë dhe fshijnë sheshin e qytetit.

Të punësuarit tanë Vitin e Ri dhe mëngjesin e parë të janarit
e pritën me punë, ku në ndërrimet e natës dhe të mëngjesit u mblodhën dhe transportuan gati 40 metra kub të mbeturinave të ndryshme nga vendbanimi i Vitit të Ri “Winterland” te sheshi i qytetit, nga rruga Maqedonia dhe Çarshia e Vjetër. Ju urojmë një vit të lumtur dhe të suksesshëm!, ka njoftuar përmes rrjetit social facebook drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.