Një autoblindë e transportit të parave është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë.
Një autoblindë e transportit të parave është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bari të Italisë. Po ashtu në grabitje është përdorur dhe një mjet tjetër i rëndë për të bllokuar rrugën.
Më pas autorët kanë bërë të mundur grabitjen e parave dhe janë larguar nga vendngjarja duke djegur mjetet e përdorura në krim, njoftojnë mediat shqiptare.
Mediat italiane nuk japin detaje mbi autorët që kanë kryer grabitjen dhe as shtetësitë e tyre.