Viti 2018 i takoi Tayna-s: E dija që do të bëhesha e famshme një ditë!

Viti 2018 skenës muzikore vendore i solli një emër të ri, Tayna!
Reperja e re, që solli një stil të veçantë, e cila mjaftoi me një këngë, të merr famë, e të bëhet një nga artistet më të komentuara dhe më të kërkuara në tregun muzikor.

Marketing

Këngë pas këngë, e koncert pas koncerti, ajo arriti të bëhet senzacioni i vitit, teksa la pas shumë emra të tjerë, madje projektet e saj u bënë më të klikuarat dhe më të dëgjuarat në kanalin ‘Youtube’.

Duke mbajtur kurorën e mbretëreshës për vitin 2018, ajo për Indeksonline ka treguar se a kishte pritur një ditë që do të bëhet e famshme, teksa tregon si po ia del ta ‘përballoi’ këtë famë.

“Që diçka ka me ndodhë dikur ka qenë e pritshme, por koha kur ndodhi ka qenë befasi. Normal që fama i ka të mirat e veta dhe privilegjet, por edhe i ka disa të këqija të cilat prapë se prapë tejkalohen kur qëndron e fortë”, tha reperja.
Ajo vitin 2018 e vulosi me bashkëpunimin me Ledri Vulën, ‘A je’, këngë kjo e cila momentalisht është më e dëgjuara, duke numëruar tashmë mbi 6 milion klikime.
‘Bashkëpunimi ka qenë i vendosur nga dy palët dmth i menduar”, tregoi Tayna.

Megjithatë publiku di shumë pak për anën personale të reperes nga Prizreni. Ajo vazhdon të jetë e përkushtuar tek muzika, duke qenë kështu beqare, megjithatë Tayna tregon se cili tip i mashkullit mund t’ia pushtonte zemrën.

“Nuk ësht se kam një tip të caktuar, nëse më pëlqen, më pëlqen. Mjafton të ketë respekt edhe të më përshtatet”.
E, sa i përket vitit që sapo ka trokitur ajo shpreson të jetë edhe më i mirë se ai që la pas, ndërsa ka edhe një urim për lexuesit e Indeksonline.

“Shpresoj që akoma më mirë. Unë do vazhdojë të sjellë këngë që shpresoj do të vazhdojnë të pëlqehen. Vitin e Ri e kam pritur me një koncert në Tiranë. Shpresoj që do të keni një vit të mbarë, të lumtur dhe t’ju zgjidhen problemet e vitit që lamë pas”.