Gjermani, shqiptarja bëhet nënë për herë të parë në moshëm 58 vjeç

Një grua shqiptare është bekuar nga Zoti në moshën 58-vjeçare, duke u bërë nënë për herë të parë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Leverkusen të Gjermanisë dhe lajmi ka bërë xhiron e botës.

Marketing

Mamaja Flora dhe i sapolinduri, vogëlushi Florian janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ndërkohë babai i fëmijës, 72-vjeç tregon se është shumë i lumtur dhe se kishte plot 25 vite që priste të bëhej me fëmijë. “Ai është kaq i bukur. Gjithashtu ka sytë dhe hundën time. Kjo është një mrekulli”.

Mjekët shprehen se kjo është një ngjarje e rrallë dhe se në 10 vitet e fundit nuk është parë të ndodhë një lindje e tillë në Leverkusen.