Lumi Bregallnica në Dellçevë dhe Berovë është ngrirë kurse sipas qytetarëve një gjë e tillë ka ndodhur rrallë në vitet e fundit.
“Nuk mbaj mend se kurë për herë të fundit ka ngrirë, mund të ketë 20 vite. Mbaj mend atvherë kishte borë 30 centimetra dhe thuajse kishte ngrirë lumi. Sot shohim se sa ftohtë është edhe pse borë në Dellçevë ka vetëm në Gollak, megjithatë për shkak të temperaturave të ulëta ka ngrirë ujti”, thotë një qytetar nga Dellçeva.
Në dy qytetet në lindje temperaturat arritën disa celsius ndër ero, në Dellçevë -10 përderisa në Berovë -15 celsius. Ngrirja e lumit, siç thonë peshkatarët, do të ndikojë te peshqit.