Çdoherë kam konsideruar se Marrëveshja e Prespës, në mënyrë të balancuar, të drejtë dhe të dobishme i zgjidhë çështjet që shkaktonin dyshime dhe ndarje mes vendit tonë dhe IRJM-së, thotë ministri grek pa resor dhe zëdhënës i Qeverisë, Dimitris Xanakopullos në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA dhe shton se amendamentet e parashtruara kushtetuese, por edhe deklaratat e fundit të kryeministrit të Maqedonisë e konfirmojnë këtë qëndrim, ndërsa paralelisht i rrëzojnë argumentet e Demokracisë së Re.
Në NATO presin që deri më 15 shkurt në të dy vendet të përfundojnë të gjitha procedurat për Marrëveshjen e Prespës. Parlamenti i Maqedonisë ka konvokuar seancë më 9 janar, ndërsa përgatitjet po bëhen edhe në Parlamentin e Greqisë.
Kjo është faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese të parashikuara me Marrëveshjen e Prespës dhe detyrimi i fundit që duhet të realizohet për zbatimin e tij.