Selmani: Të gjitha ski liftet në Kodrën e Diellit janë në funksion

Pas ankesave të shumta nga turistët për mungesë kushtesh në Kodrën e Diellit, përfshirë mos funksionimin e ski liftit, autoritetet kanë intervenuar dhe të gjithë ski liftet janë vënë në funksion. Drejtori i kësaj qendre turistike, Bekim Selmani, është arsyetuar se fluksi i madh i turistëve dhe era e fortë kanë bërë që ski liftet të dalin nga funksioni.

Marketing

“Koha shumë me erë dhe e keqe, vinte deri tek defektet e kohëpaskohshme për shkak të erës. Edhe pse edhe sot dita filloi me një kohë jo aq të mirë, por ski liftet ishin gjithë në rregull dhe nga mëngjesi ka filluar të funksionojë gjithçka sipas planit. Kemi filluar sot me biletat elektronike, është duke funksionuar shumë në rregull dhe jemi të kënaqur”,- deklaroi drejtori i Kodrës së Diellit, Bekim Selmani.

Pas ankesave të turistëve ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, nga e cila kanë kërkuar nga qeveria që t’ia marrë të drejtën e menaxhimit kompanisë ELEM.

“Qeveria me vendim të saj, të marrë të drejtën e menaxhimit ndërmarrjes ELEM. Qeveria të formojë një këshill drejtues me këtë përbërje, tre anëtarë nga qeveria, tre nga komuna e Tetovës dhe tre anëtarë ekspertë të fushës së turizmit, dhe nga bordi drejtues të zgjidhet drejtori i Kodrës së Diellit.

Qeveria të ndajë buxhet të menjëhershme për këshillin drejtues dhe punonjësve aktualë të cilët janë në vendim pune të rregullt. Do të organizohemi me banorët e Malësisë së Sharrit dhe me qytetarët e Tetovës për bllokim të rrugës Tetovë – Kodra e Diellit ku atë do ta vizitojnë qeveritarë dhe deputetë të RM-së”,- tha Altrim Mamuti nga ASh, Tetovë.

Reagim ka pasur edhe nga Nisma “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, nga e cila kanë paralajmëruar se nëse nuk përmirësohen kushtet në këtë qendër turistike, ata do të organizojnë protesta dhe bllokimin e rrugës që të shpie në Kodrën e Diellit.