Jep dorëheqje presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim

Jim Yong Kim ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Bankën Botërore duke lënë të tronditur bashkësinë ndërkombëtare.

Marketing

Ai zyrtarisht do të qëndrojë në këtë post deri më 1 shkurt, përpara mbarimit të mandatit të tij që e kishte deri më 2022.

Organizata me bazë në Uashington është njëra ndër donatorët më të mëdhenj në zhvillimin e vendeve në mbarë botën.

Banka Botërore ka qenë donatore e infrastrukturës përgjatë Azisë, Afrikës dhe Amerikës Jugore, shkruan The Guardian.
Burime pranë Bankës thanë se vendimi i Kim ka qenë “personal”.