Ganiu paralajmëron gazifikimin e Çairit

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu paralajmëron realizimin e projektit të gazifikimit në këtë komunë.

Marketing

Ganiu njoftoi se gjatë këtij muaji pritet të fillojë procesi i tenderimit dhe pas përfundimit të procedurave ligjore do të fillojë realizimi i projektit.

Pilot projekti fillimisht parasheh kyçjen e gazifikimit në tre objekte edhe atë objekti i komunës së Çairit, shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ dhe çerdhja ‘Borëbardha’.
Investimi do të kushtojë 12 milion denarë.
https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/videos/379478892799263/