Portali Almakos në një shkrim komentues ka ngritur dilemat duke thumbuar liderët opozitarë shqiptarë se kujt i shërbejnë nëse nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese që lidhen me anëtarësimin në NATO dhe BE. Ja shkrimi më poshtë:
Takimi i Kryeministrit Zoran Zaev me Bilall Kasamin ka ngritur dilema në opinion për motivin e opozitës shqiptare, të udhëhequr nga Besa dhe Ziadin Sela , për ta rrezikuar përmbylljen e sukseshme të ndryshimeve kushtetuese për ta zbatuar marrëveshjen e Prespës e cila hap rrugën drejt NATO-së dhe BE-së.
Bilall Kasami ka porositur Kryeministrin e Maqedonisë që nëse nuk pranohen kërkesat e tij, Zaevi duhet të mendojë për votat për ndryshimet kushtetuese dhe të gjejë vota të tjera duke mos llogaritur në ato të Kasamit.
I të njejtës vijë është edhe Ziadin Sela i ASH-së. Ai dhe partia e tij kanë kushtëzuar zbatimin e marrëveshjes së Prespës me pranimin e amandamenteve të kësaj partie, për ndryshe, do ta shqytojnë përkrahjen e tyre për ndryshimet kushtetuese. Opinionist ngrejnë dyshime që ky kundërshtim ka origjinë nga kuzhinat ruse si pasojë e humbjes së ndikimit gjeostrategjik të të Rusis mbi Ballkanin Perendimor në rast të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian si dhe faktorizimin rajonal të Greqisë.
Botërisht njihet që ky proces i zbatimit të marrëveshjes së Prespës përkrahet nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia, NATO dhe Bashkimi Evropian. Më herët, edhe VMRO DPMNE e Hristian Mickovskit doli tërësisht kundër Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve Kushtetuese duke paralajmëruar bojkotimin e fazës së fundit të ndryshimit të emrit. Kundër ndryshimit të emrit janë edhe aleanca e tubuar rreth partisë proRuse Maqedonia e Bashkuar e Janko Baçevit./Almakos