Reagime nga mediat serbe, Fox News i ndryshon emrin Serbisë

Një artikull i Holli McKay, gazetares së Fox News, që në tekstin e saj për dialogun iu referohet Serbisë si ”Serkosovobia”, ka nxitur reagime nga mediat serbe.

Marketing

Fox News në artikullin e saj shkruan se presidenti amerikan Donald Trump, pajtohet për arritjen e një marrëveshje mes Beogradit zyrtar e Prishtinës, ndërsa e quan Serbinë si ”Serkosovobi”.

Në reagimin e mediave serbe është shtruar pyetja nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim apo provokim.

Në ketë tekst, Fox News vlerëson se Trump do të hapë rrugën për të dy palët, duke iu dhënë mbështetjen e Washingtonit dhe se ai donte për të arritur një marrëveshje.

”Nëse të dy palët bien dakord, Trump do të mbështesë marrëveshjen. Ndryshe nga Bashkimi Europian, gjithçka është në tryezë”, shkruan ajo në artikull.

”Problemet shumëvjeçare mes Kosovës dhe Serkosovobisë së fundmi janë bërë intensive sa që mund të nxisin përleshje të armatosura”.