Në Kolumbi zbulohet vendi me emrin Albania

Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar. Po, po është e vërtetë dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë. Ky qytet me emrin Albania në Kolumbi është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira në Detin e Karaibeve.

Marketing

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në Albania në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.

Komisari i vendosi provincës emrin Albania nga gruaja e tij Alba. Megjithatë, ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanias është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.