Moti i keq, 3 viktima në Greqi, ndërpriten fluturimet, kaos me qarkullimin në Gjermani e Austri

I ftohti Siberian ka mbërthyer mbarë Europën dhe më shumë se gjysma e kontinentit europian është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta. Duket se ndër vendet më të prekura janë Gjermania, Austria dhe Zvicra në më shumë se 50 centimetra dëborë të shtunën.

Marketing

Sipas “Ewro news” e ashtuquajtura “Storm Zeetje” solli sulmin e parë të stuhive të vitit në bregun baltik të Gjermanisë dhe Danimarkës jugore e cila filloi me një stuhi në zonën e Skandinavisë dhe në Europën veriore.

Erërat e forta në det, shkaktuan përmbytje të mëdha në pjesët e qendrës së qytetit wismar. Përmbytjet u raportuan gjithashtu edhe në qytetet bregdetare të Flensburg, Kiel dhe Travemunde. Reshjet e shumta të dëborës në një pjesë të mirë të Europës po edhe në Greqi kanë prishur planet e udhëtimit për shumë persona duke zënë qindra në rajonet alpine dhe aeroportet, dhe duke lënë bora në plazhet italiane.

Aeroporti i Mynihut, i dyti më i madh i Gjermanisë,pezulloi 120 fluturime javën e kaluar dhe të tjerët u shtynë ndërsa punëtorët pastruan pistat nga dëbora. Kompania austriake hekurudhore, disa linja treni u pezulluan për shkak të rrezikut të ortekëve. Autoritetet rajonale të Salzburgut paralajmëruan se rënia e ortekëve të mëdhenj mund të shkaktojë probleme në rrugët dhe linjat hekurudhore.

Dëbora e madhe po shkakton vështirësi të mëdha për ata që udhëtojnë në Evropën Qendrore këtë fundjavë. Temperaturat në Greqinë veriore dhe qendrore kanë qëndruar nën zero gradë celsius për ditët e fundit. Në Greqi, një grua 66-vjeçare u gjet e vdekur dhe dy burra u raportuan të zhdukur në Athinës pasi moti i keq dhe stuhia e bores goditi një pjesë të vendit.