Gazetarja Vesa Rama e ka pranuar propozimin për fejesë nga Skerdi, këngëtari nga Berati që karrierën e ka zhvilluar në Kosovë dhe Shqipëri. Tashmë edhe zyrtarisht ata janë të fejuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Skerdi, në profilin e tij në Instargram.
“Është e vetmja gjë që kurrë nuk mbahet fshehur sepse është momenti më i bukur në jetë – Dashuria. Do të doja që çdo njeri të ndihet i lumtur ashtu siç unë tani”, ka shkruar këngëtari mbi videon e publikuar nga momenti kur ai ia ka vendosur unazën tashmë të fejuarës, Vesës.
E lumtur për këtë fakt është shprehur edhe Vesa.
“E kam ëndërruar këtë ditë me ty dhe e realizuam bashkë. E lumtur jashtëmase. E lumtur sepse të kam njohur ty, sepse ti ke qenë në ëndrrat e mija edhe pse s’ta kam parë fytyrën. Sot, jam njeriu më me fat që të njoha, dashuria ime.
Faleminderit për këtë ditë dhe për çdo ditë tjetër që ma bën të bukur njëkohësisht të paharruar. Jam e bekuar me ty, me karakterin tënd dhe me shpirtin tënd të artë. Te dua sot, nesër dhe përgjithmonë, e jotja përjetë”.
Ndryshe këngëtari në fund të vitit 2018 ka publikuar edhe dy këngë të cilat janë pëlqyer shumë nga fansat e tij.