Kryetari Erkan Arifi ndjek nga afër intervenimin e NKP “Pisha” në këto orë të vona pastrimin e rrugëve në vendbanimet e komunës së Likovës.
Në territorin e komunës së Likovës, ekipet për pastrimin e rrugëve, kanë filluar aksionin për pastrimin e rrugëve nga bora, në të gjitha vendbanimet.
Fillimisht kanë bërë pastrimin e rrugëve më kryesore në të gjitha fshatrat.
Përpos pastrimit me bager, më pas do të bëhet edhe hedhja e kripës me rërë, në të gjitha rrugët kryesore.
Kryetari Erkan Arifi i cili vet personalisht nga afër i ndjeki interveninet kërkoi që aksioni të vazhdoj gjatë gjithë natës nëse ka nevojë.
Komuna e Likovës, sikurse viteve tjera edhe gjatë këtij dimri angazhohet për pastrimin e rrugëve nga dëbora, që qytetarëve të saj ti mundësoj qarkullim sa më të lirë e të sigurtë, kuptohet në kushte dimri.