Ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Lupço Gjeorgievski, sëfundmi ka folur për ndryshimet aktuale Kushtetuese. Siç ka theksuar ai, është keq që disa njerëz mendojnë se ka ardhur fundi i Maqedonisë.
“Njerëzit mendojnë për skenare të zeza, e nuk duan që t’i shikojnë skenaret e vërteta. Nëse nuk e zgjedhim problemin dhe nuk anëtarësohemi në BE dhe NATO, ekonomia do ngec prapa gjithë tjetëve, njerëzit do të vazhdojnë të shpërngulen, dhe Maqedonia do të zbrazet”, ka thënë midis tjerash në intervistën e tij për Tv24, Lupço Gjeorgievski.